“As ata nga Bangladeshi nuk po rrinë këtu”, Gjin Gjoni: Qytetarët ende nuk kanë ujë e drita

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 22:06 | Politikë

“As ata nga Bangladeshi nuk po rrinë këtu”, Gjin Gjoni:

Kandidati për deputet i opozitës, Gjin Gjoni deklaroi se ndonëse vendi po synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, shumë zona të Shqipërisë kanë ende mangësi në gjëra bazike si furnizimin me ujë apo energji elektrike.

Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, kandidati Gjoni foli dhe për mungesën e krahut të punës, duke thënë se mungesa e kushteve ka ndikuar dhe në largimin e shtetasve nga Bangladeshi që kanë hyrë në vendin tonë për këtë qëllim.

“Në çdo takim që shkoj në qark, 3 element diskutohen, drita, ujë, infrastrukture. Ju ftoj të shihni. Cdo një ore fiken dritat në Lezhë. Një shi po të bjerë është ankesë kryesore, ujë, drita, rrugë. Të diskutosh për elementë bazik në 2025 kjo është e papranueshme. Vetëm në Lezhë janë larguar nga 2013 rreth 40 mijë qytetarë dhe na thonë që ka fuqi punëtore. Unë nuk e di ku e shihni. Nuk ka shoferë, pastruese, kopshtarë. Votues ka dhe ca emigrantë do të japin kontributin e tyre. Duhet të ndahemi nga kjo e keqe. PS bëri shpopullimin e Shqipërisë", tha Gjoni në Off the Record me Andrea Dangllin duke shtuar se:

"Unë kam miq që kanë marrë punonjës nga Bangladeshi, India dhe Filipinet, kanë bllokuar dhe pasaportat dhe kanë ikur dhe pa pasaporta. Edhe të huajt nga Bangladeshi nuk duan të rrinë këtu. Nuk ka arsim, shëndetësi dhe kushte thelbësore. As qytetarët nga Bangladeshi nuk po rrinë këtu. Mirë shqiptarët nuk po i mbani nuk po mbani dot as ata nga Bangladeshi”, u shpreh Gjoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos