33-vjetori i themelimit të gazetës Rilindjes Demokratike, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë festuar të ndarë, pa shumë surpriza.
Ish-kryeministri nga dritarja e shtëpisë së tij, ku ndodhet nën masën e arrestit, përshëndeti protestuesit të cilët edhe sot u mblodhën poshtë banesës në rrugën “Mustafa Matohiti”. Në fjalën e tij nga ballkoni, Berisha u shpreh se regjimet, si synim kryesor kanë vrasjen e fjalës së lirë për të shtënë frikën te qytetarët dhe më tej solli disa raste që nga diktatura deri në ditët e sotme.
Nga ana tjetër, Basha zgjodhi të festojë me deputetët mbështetës të tij, e ndërsa pyetur nga mediat për një koment lidhur me arrestimin e ish-aleatit të tij, kryedemokrati zgjodhi të mos thoshte asgjë. Mirëpo, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një konferencë për media ku do të flasë për të gjitha. (A2 Televizion)