"4 akuzat më të rënda mes socialistëve, por pa masë sigurie", gazetari: Si po e përdor drejtësia e Ramës çështjen Veliaj

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2024, 22:08 | Politikë

"4 akuzat më të rënda mes socialistëve, por pa

Në “rastin Veliaj”, drejtësia e re është duke i shërbyer interesave të kryeministrit Edi Rama. Kështu është shprehur në studion e “Off the Record” nga Andrea Dangllli, gazetari Hysni Gurra.

“Erion Veliaj ndërtoi vetë një narrativë, bërje ortakërki publike të SPAK. Kur shkoi herën e parë në SPAK, gënjeu publikisht, tha kam ardhur vetë t’u jap informacion. I quajti kolegë drejtuesit e SPAK. Herën e dytë nuk foli, doli dhe lëshoi atë përroin e vet psiqik në rrjetet sociale. Herën e fundit, foli për persona anonimë që e kanë kallëzuar.”

Teksa heq paralele mes atyre që ka goditur SPAK djathtas, në rastin konkret kreun e opozitës Sali Berisha, dhe njerëzve të PS-së, gazetari Gurra kujton se kryedemokrati akuzohet për korrupsion pasiv dhe u vendos në “arrest shtëpie”, kurse për kyrebashkiakun Veliaj, hetimet nisën për korrupsion pasiv dhe vetë SPAK deklaroi se ka gjetur korrupsion aktiv.

Sipas Gurrës, Rama po përdor Strukturën e Posaçme për të dëmtuar Veliajn politikisht, por masë sigurie ndaj kryebashkiakut nuk ka ende, edhe pse “ka katër akuzat më të rënda që ka pasur ndonjë zyrtar socialist deri më tani.

“Të gjithë janë akuzuar pasi kanë ikur nga detyra. Veliaj sot është sot pa masë sigurie prej kësaj drejtësie, që shumica këtu i thotë e pavarur. Ka një urdhër që ky personi të lëshohet gradualisht, për interesat e Edi Ramës. Pra, ta godasë politikisht po as s’e lëshon, as s’e arreston,” shtoi gazetari.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos