A do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës nëse dorëhiqet Veliaj? Përgjigjet Ilir Alimehmeti

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2024, 20:56 | Politikë

A do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës nëse

Ilir Alimehmeti tha se do të ishte i gatshëm të rikandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në rast se kryetari aktual, Erion Veliaj, do të jepte dorëheqjen, pas zhvillimeve të fundit nga ana e drejtësisë.

“Një herë jam paraqitur në garë. Do të ketë prapë primare, se e kemi në statut. Në radhë të parë duhet të përmirësohesh, sepse me sa duket nuk isha i mirë mjaftueshëm, dhe e dyta duhet të votëbesohesh. Patjetër se ajo çështje forumesh është. Përndryshe nuk do të kisha qenë në garë që dy vjet përpara”, tha Alimehmeti në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN. “Të mos e mendojmë Bashkinë e Tiranës si një grupim i caktuar, por është një total që merret me shërbimet për komunitetin e Tiranës”.

Në primaret e zhvilluara nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të vitit 2023, Alimehmeti humbi garën e brendshme përballë Belind Këlliçit, i cili më pas nuk arriti të fitonte në zgjedhje kundër Veliajt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos