77-vjetori i krijimit të NATO-s, presidenti Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 08:35 | Politikë

77-vjetori i krijimit të NATO-s, presidenti Begaj: Shqipëria

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar sot NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit përshëndet këtë moment historik dhe riafirmon angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar partner i palëkundur i NATO-s, në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët.

“Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët.

NATO vazhdon të jetë simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike.

Prej 17 vitesh Shqipëria qëndron krenarisht si një anëtare e denjë në këtë familje, duke kontribuar për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive. Rritja e buxhetit të mbrojtjes, si dhe kontributi aktiv në misione e operacione të NATO-s janë dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta”, shkruan Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos