Vitin e ardhshëm, buxheti i Shtetit pritet që të jetë në shifrën e 8.2 miliardë lekëve, duke kapur kështu edhe shifrën më të lartë në historinë e vendit.
E pyetur në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, deputetja socialiste Blerina Gjylameti shpjegon se përse u deshën 11 qeverisje të socialistëve dhe një vit elektoral që buxheti i shtetit të kapte këtë shifër.
Siç u shpreh deputetja, me të marrë pushtetin, fokusi i qeverisë Rama ishte te kthimi i buxhetit në shinat e ligjshmërisë. Ajo përmend borxhe të prapamendura
“Më pas, kishim reformat në energji, reforma e të ardhurave, dhe që të kulmonim më pas te Reforma në Drejtësi. Për të arritur atë që thashë, në shina ligjshmërie duhej të financoheshin faktorët kyçë të ekonomisë që të prodhojnë të ardhura që më pas të arrihej të mbështesje politikat prioritare që t’i shpërndanim më mirë të ardhurat.”
Po ashtu, si sfida të mëdha për qeverinë Rama, deputetja socialiste përmend dy tërmetet që goditën vendin në vitin 2019, por edhe pandeminë e koronavirusit.
Teksa thekson se nuk bëhet fjalë për justifikime apo retorikë politike, Gjylameti thekson se këto dy ngjarje e goditën ekonominë, e cila sipas saj, deri më atëherë po ecte shumë mirë.
“Tërmetin e Covid-in,” nuk e parashikonim dot thekson ajo.
Po nga viti 2021, pse nuk u rrit buxheti i shtetit?
“Nga 2019-2021, fondet kryesore shkuan për rindërtimin, mbështetje për biznsin e vogël por edhe për qytetarët që për shkak të Covidit patën probleme me të ardhurat. Ata që humbën shtëpitë nga tërmeti sot po kalojnë në shtëpitë e tyre,” shpjegon Blerina Gjylameti. (A2 Televizion)