Sot do të ketë një takim me kryetaren e kuvendit sa i takon kërkesës së kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, për rihapjen e Kodit Zgjedhor. Kjo u konfirmua për A2 CNN nga kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi, kur u pyetja nga gazetarja e A2, nëse ka kohë për rihapjen e Kodit zgjedhor dhe të shkohet te ndryshimet kushtetuese.
“Na duhet të dëgjojmë më mirë dhe më konktretisht dhe jo të përkthejmë mesazhet politike të zotit Bardhi apo përfaqësuesve të opozitës se çfarë kuptojnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe si i vendosin ato në kohë. Është tezë politike për të krijuar dhe vendosur në pozitë të vështirë mahzorancën apo ka diçka racionale? Nëse ka diçka racionale, ne nuk hezitojmë të ulemi. Besoj sot do të kemi një kontakt, por nuk mund ta them akoma se nuk është iniciativa ime. Nëse do të kemi të reja do t’ua komunikojmë”, deklaroi Peleshi për A2.
(A2 Televizion)