Larg Durrësit e Vlorës, analisti zbulon ku do të kandidojë Rama: Ka rigjetur dashurinë...

Nga A2 CNN
9 Shtator 2024, 22:22 | Politikë

Pas Durrësit dhe Vlorës, për analistin Lorenc Vangjeli, kryeministri Edi Rama do të ngjitet deri në Shkodër për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Vangjeli u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN se kryeministri ka rigjetur dashurinë për Shkodrën, ndërsa thotë se ky qark shihej si një “mollë e ndaluar” për socialistët, të cilët janë të gatshëm "t’i çojnë edhe Lungomaren e Vlorës nëse do të kenë mundësi".

“Me shpirt, kam përshtypjet te dashuria e tij e rigjetur për Shkodrën. Shkodra ka qenë basti i madh i tij. Shkodra ka qenë si një grua për të dyja palët. PD-ja e mendonte si një grua që e kishte në shtrat dhe çfarë do që t’i bënte, ta dhunonte, ta mbante mbyllur, ajo nuk do të largohej nga shtëpia. Ndërkohë, PS-ja e shihte si një bukuroshe, tek e cila nuk kishte asnjë shans. Megjithatë, iu afrua, e mori. Nëse Rama do të kishte mundësi, do ta merrte në krah Lungomaren e Vlorës dhe do ta çonte në Shkodër. Do të thoshte: Erdha dhe ua solla.

E shoh Ramën në Shkodër, pasi është një nga qarqet që përcakton ngjyrën e qeverisjes. Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Durrësi, kushtëzojnë edhe ngjyrën e qeverisjes. Sa kohë që Rama thotë, unë do të hidhem në këtë lumë dhe të gjithë të tjerët do të hidhen pas meje”, tha Vangjeli në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos