Gentian Gaba, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “SPAK po humb qëllimin për të cilin u krijua”.
“Unë kam qenë mbështetës i zjarrtë i SPAK-ut, por po humb qëllimin pse u krijua. Sepse SPAK-u nuk u krijua për të menaxhuar pjesë të pushtetit të rënë nga vakti, të merret me politikanë të nivelit të dytë, por për çështje thelbësore, si balancimi i raportit të pushtetit, por edhe për të vendosur edhe atë barazinë para ligjit që ka munguar”, tha Gaba.
“Zoti Rama e ka shkelur me të dyja këmbët atë parim. Ambasada e Britanisë së Madhe tha se imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit. Pra, ata që e kanë shpikur imunitetin bënë këtë lloj komunikimi me ne, duke na dhënë mesazh të qartë. Mendoj se dinamikat e brendshme të PS-së janë të diktuara nga tronditjet që po krijon SPAK-u”, shtoi Gaba. (A2 Televizion)