Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ishte e ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi vendimin e kryeministrit Edi Rama për të caktuar një bonus për pensionistët në fund të vitit, por që në buxhetin e ri që prezantoi nuk kishte parashikuar një rritje të pensioneve.
Teksa shpjegoi se cmimet në Shqipëri janë rritur më shumë se vendet e rajonit dhe pensionet kanë qenë në ulje, Tabaku u shpreh se qeveria e ka humbur betejën me pensionistët teksa shtoi se një pjesë e madhe e tyre jetojnë nën minimumin jetik.
“Qeverisja ka përdorur të njëjtën retorike. Sot bëra një historik për të treguar se çmimet janë rritur dhe më shumë se vendet e rajonit dhe BE dhe pensionet kanë qenë në rënie. Sot u fol për gjithçka, por jo për buxhetin. Bonusi lidhet me buxhetin e vitit 2024. Asgjë nuk është e shkruar, është në kuadër të pensione. Në 2021 u premtua që çdo vit do të rritej pensioni me 5%. Qeveria I ka lënë në mëshirë të fatit dhe tani duhet të rikuperojë pasi pensionistët janë 1/3 e popullsisë. E parashikova që kjo do të ndodhte, nuk mund të ndryshonin pensionin dhe dhanë bonuese pasi e kanë humbur betejën me pensionistët. Kryeministri e pranoi se janë 500 mijë pensionistë që jetojnë nën minimumin jetik. Shqipëria duhet të ketë një minimum jetik dhe në bazë të tij bëhen llogaritë e tjera”, tha Tabaku. (A2 Televizion)