Dorjan Teliti, këshilltar për ekonominë në Partinë Demokratike, foli në Ditarin e pasdites nga Bruna Çifligu në A2 CNN nga ku foli për projektbuxhetin 2025.
Ai theksoi se ky vërtetë është buxheti më i madh, por kjo tregon se do na rriten taksat e në anën tjetër ndarje e para nuk shkon të shtresat në nevojë.
“Ne paguajmë nga taksat tona për këtë buxhetin e madh. Për këtë buxhet 8,2 miliardë euro, ne do të nxjerrim nga xhepat tanë 7,6 miliardë. Qeveria do të marrë edhe 600 milionë euro borxh, të cilin do ta paguajmë po ne. Kur themi buxheti më i madh, do të thotë se është buxheti që na merr më shumë para ne. Nëse ti e merr këtë buxhet dhe më zgjidh mua problematikat, atëherë jam dakord. Problematika është se vet qeveria shqiptare parashikon që ekonomia do të rritet me 3,9 përqind. Për të njëjtën performancë ekonomike, qeveria do të na taksojë më tepër.
Problematikat që ka sot ekonomia shqiptare, kryesorja, është niveli i lartë i varfërisë. Tre janë shtresat më të varfra, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe njëkohësisht personat. A do marrin ndonjë qindrakë shtesë këta? Jo, zero! Ndërkohë çmimet do të vazhdojnë të rriten. Këta nuk do të përmirësohen. Të “privilegjuarit” janë vetëm profesionistët, pasi në nëntor të vitit 2025 do të bëhet indeksimi i pensioneve”, u shpreh Teliti në Ditarin e pasdites. (A2 Televizion)