“A ndihmoi Sula, Sara Milen në fushatë?”, përgjigjet demokrati: Njerëz të PD më kanë monitoruar mua dhe familjen

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 18:51 | Politikë

“A ndihmoi Sula, Sara Milen në fushatë?”, përgjigjet

Deputeti demokrat, Dash Sula ishte i ftuar në A2 CNN ku foli dhe rreth lajmeve të shpërndara në media se ai apo familjarë të tij kanë ndihmuar kandidaten socialiste Sara Mila, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sula deklaron se njerëz pranë PD e kanë monitoruar gjatë fushatës për ta kompromentuar.

Ai gjithashtu zbuloi dhe një incident në biznesin e familjes, ku persona të panjohur i kanë hequr disa kamera sigurie, për motive ende të paqarta.

“Nëse do të vazhdojmë të themi që na i vodhi Rama kemi kryer punë. Herën tjetër Rama shkon 100 mandate. Po të tregoj që në parkimin e biznesit të familjes time mungonin 3 kamera sigurie. Në një analizë që bëra ishte ajo e një hajduti. Por arrita në konkluzion se bie hipoteza e hajdutit dhe përfundimisht që mbetet për të verifikuar, se edhe njerëz të BKH apo PD ta thonë. Të nxjerrin një qytetar për të parë nëse kam bërë një telefonatë.

Njerëz të PD kanë monitoruar mua dhe familjen për të më kompromentuar. Edhe SPAK apo BKH t’i bëjnë publike. Unë do vazhdoj të hetoj. Nuk më tremb askush, nuk kam frikë askënd. Ka vetëm një rrugë të më marrin jetën mua për të shpëtuar nga qëndrimet e mia politike”, tha Sula në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos