KAS rrëzon PS-në

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 15:50 | Politikë

KAS rrëzon PS-në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, që gjatë procesit të rinumërimit, të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet kur x ose + është vendosur jashtë kuadratit në fletë, por përbri tij.

Kujtojmë se më herët këto fletë votimi, ku x ose + janë shënuar jashtë fletës së votimit, janë cilësuar si të pavlefshme nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, shkruan A2 CNN.

Nga rinumërimi i votave që po bëhet në disa qarqe të vendit, nuk ka pasur ndryshime shumë thelbësore për partitë politike, por vihet re se në Tiranë, PS dhe PD kanë pësuar rënie me disa dhjetëra vota.

Kujtojmë se zgjedhjet e 11 majit u fituan thellë nga Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila arriti të marrë 83 mandate deputetësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos