"AKSHI gropa më e madhe e qeverisë"- Dervishi: Dosja e Priftit me Metën dukej si lojë kukullash para kësaj

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 22:15 | Politikë

Gazetari Lutfi Dervishi, i ftuar në studion e “Off the Record” në A2CNN deklaroi se AKSHI “është një gropë tmerrësisht më e madhe sesa çdo tunel dhe çdo vepër infrastrukturore e ndërtuar në këtë vend”.

“Kjo histori që unë do drejtoj me njerëz nën akuzë, me njerëz që i kërkon SPAK-u, që nuk lëviz asgjë, që bllokoi komisionet, që s'bëj asnjë interpelancë, që përjashtoj opozitën nga Kuvendi, tregon pafuqi. Është një pafuqi që është vetëm zvarritje, një kritikë që është bërë edhe në raportin e Komisionit Europian, krejt e kundërta me 2019-n. Doli protesta e studentëve, ndryshoi gjysmën e qeverisë, mirë apo keq. Por, kishte si të thuash energji dhe kurajo për të lëvizur gjërat”, tha Dervishi.

“Tani, pa mbushur 100 ditë edhe i del nevoja që duhet të bëjë zgjedhje politike. Ajo me Dritan Priftin dikur duket si një lojë kukullash përballë kësaj të AKSHI-t. Domethënë, është një gropë tmerrësisht më e madhe sesa çdo tunel dhe çdo vepër infrastrukturore e ndërtuar në këtë vend”, shtoi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos