Alfred Muharemi, këshilltar bashkiak i Partisë Socialiste, i ftuar në studion e “Off the Record” në A2CNN, deklaroi se “Sali Berisha do të jetë kryeopozitar i përjetshëm”.
“Të them që mos u dëshpëro sërish sepse zoti Sali Berisha do të jetë opozitar i përjetshëm, kryeopozitar dhe e ka gjithë ekskluzivitetin për t'i pasur të gjithë pozicionet kyçe si opozitë që është. Dëgjova zotin Sali Berisha të thonte një shprehje: “Do shpëtojmë demokracinë”. Duhet të them që qytetarët e kanë mjaft të qartë se si e përdhosi demokracinë Partia Demokratike dhe Sali Berisha”, tha Muharremi.
Eksponentë korrupsioni ka në çdo vend të botës. Ka dhe në radhët tona, ka pasur në radhët e tyre… Po eksponentë vrasës nuk ka pasur në radhët tona dhe për këtë qytetarët janë shumë të qartë”, shtoi zyrtari socialist. (A2 Televizion)