Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka takuar ditën e sotme kryepeshkopin Joan, me rastin e Pashkëve.
Gjatë fjalës së tij në një dalje për mediat, Berisha e uroi kryepeshkopin Joan që ta vijojë më tej veprën e Anastas Janullatosit, shkruan A2 CNN.
Berisha hodhi gjithashtu akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe PS-së, duke thënë se ata u përpoqën ta fshijnë pluralizmin, por shtoi se nuk ia arritën dot dhe morën atë që meritojnë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Punën e madhe të çmuar që bëni në vazhdim të veprës së pavdekshme të Imzot Janullatos, i cili punoi me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ngriti nga rrënojat.
Historia e Krishtit Mbret, është ripërsëritur në Shqipëri, sepse edhe këtu u mendua që ta rrafshonin fenë dhe besimin fetar, por ju u ngritët nga hiri, e ngritët dhe sot është perfomancë të shkëlqyer, me një mbështetje të gjerë të besimtarëve, me të gjitha institucionet.
Në Shqipëri, përpoqën ta fshijnë dhe pluralizmin, por morën dhe do të marrin atë që meritojnë.
Sot pluralizmi është i fortë, kaloi prova të mëdha dhe kam besim të madh që shpresa, optimizmi dhe e ardhmja do të jenë ajo që meritojnë dhe do kenë shqiptarët.
(A2 Televizion)