All - Paragraf - 1
Sali Berisha pas vizitës në kishën e Kavajës, zhvilloi një vizitë në Katedralen e Shën Palit me rastin e festës së Pashkës.
All - Paragraf - 3
Mesazhin e urimit për besimtarët e krishterë, kreu i demokratëve e bashkëngjiti me dëshirën që Pashkët e ardhshme të festohen pa atë që ai e quajti antikrishtin.
“Të gjithë besimtarëve, katolikë shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë botën kudo që janë sot, ju uroj nga zemra, gëzuar ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor, ditën e ringjalljes së Krishtit mbret.
Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë, shpresën e pashuar.
Le të urojmë nga zemra, që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona”, tha Berisha. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4