Alibeaj për propozimin e PS: Rama e nxori nga xhepi ligjin e zgjedhjeve që i garanton fitore në tavolinë, diaspora nuk voton

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 20:45 | Politikë

Alibeaj për propozimin e PS: Rama e nxori nga xhepi ligjin e zgjedhjeve

“Rama e nxori nga xhepi më në fund ligjin e zgjedhjeve që i garanton fitore në tavolinë dhe diaspora nuk voton dot”. Është ky reagimi i Enkelejd Alibeajt për projektligjin e reformës zgjedhore të propozuar sot nga Partia Socialiste. Sipas Alibeajt, kryeministri po bën realitet atë që ai kishte parashikuar; dështimin e reformës zgjedhore.

“Rama e nxori nga xhepi më në fund ligjin e zgjedhjeve që i garanton fitore në tavolinë. Ndaj e prishi komisionin e reformës zgjedhore dhe sajuan celulën okulte të dialogut! Siç e parashikova ditë më parë, diaspora jo vetëm që nuk do të lejohet efektivisht të votojë dot, por ka vendosur madje dhe taksën e votës për shqiptarët jashtë shtetit!!! E sigurisht kërkon të mbyllë listat!”

Hapi i radhës për të realizuar këtë, sipas Alibeajt është bashkëpunimi me opozitën. Ai u bën thirrje deputetëve që janë kundër Ramës të deklarohet publikisht kundër.

"Për votim/numërim elektronik as që bëhet fjalë (ndërkohë mburren me qeverisjen e AI !!!). Shqipëria 1 zonë (edhe 2 apo 3) nuk përmendet hiç sepse Rama i do qyl 6-8 deputetë! Hapi i radhës është peshkimi ne Parlament i votave nga opozita, sepse Rama nuk i ka 84 vota! Ndaj secili deputet që e quan veten kundër Rames dhe pro shqiptarëve, duhet të deklarohet tani, kundër, publikisht! Në të kundërt po pret peshkatarin! Te shohim kush do t’i bjerë grepit!”

Alibeaj sjell në vëmendje se ka depozituar “që në 15 nëntor 2023 një projektligj të plotë dhe sipas rregullave të parlamentit së paku duhet të hidhet në votim më parë se ligji i Ramës!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos