Presidenti dekreton dy ambasadorë të rinj, në Azerbajxhan shkon Besart Kadia

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 16:23 | Politikë

Presidenti dekreton dy ambasadorë të rinj, në Azerbajxhan shkon

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Besart Kadisë, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.

Më parë, Kreu i Shtetit liroi Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident, e cila aktualisht mban detyrën Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.

Në fund të muajit maj, Kadia dhe Malo u larguan nga detyrat e tyre që mbanin si zëvendësministra në Ministrinë e Punëve të Jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos