
Ambsada e SHBA-ve ka dalë me një njoftim për qytetarët amerikanë, ku u kërkon të shmangin zonën e protestës që do të mbajë opozita nesër para Kryeministrisë. Në njoftim vihen në dukje paralajmërimet se mund të ketë bllokime rrugësh, apo ndërprerje të përkohshme të trafikut.
“Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 28 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' midis Sheshit 'Nënë Tereza' dhe Sheshit 'Skënderbej'. Protesta mund të zgjerohet në zonat përreth. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestave. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personelit të Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë protestën” , thuhet në njoftim.
Ambasada thekson që tubimet e mëdha fillojnë në mënyrë paqësore, por situatat mund të ndryshojnë shpejt.
“Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave”, vijon njoftimi. (A2 Televizion)