Pas ambasadës amerikane, as britanike dhe gjermane në Tiranë, ka reaguar edhe ambasada italiane në vendin tonë në lidhje me zhvillimet më të fundit në Parlament. Seanca e fundit u karakterizua nga tensionet dhe tymit i flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës, ndërsa mazhoranca e kaloi buxhetin për 5 minuta.
Ambasada italiane iu bën thirrje palëve që të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve.
“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve”, mbyllet reagimi i ambasadës italiane në Tiranë. (A2 Televizion)