
Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, është takuar këtë të hënë me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, shkruan A2 CNN.
“Puna e SPAK kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësor për të mbështetur sundimin e ligjit në Shqipëri”, tha ambasadorja përmes një postimi në X.
“Në takimin tim të parë me Kryeprokurorin Special rikonfirmova mbështetjen efikase, të pavarur, të fortë dhe të vazhdueshme ndaj SPAK. Vijimi i rezultateve të qarta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”. (A2 Televizion)