
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama pas paraqitjes në SPAK.
“Aty duhet të futeshe me maskë ose me antigaz sepse dosjet e Edi Ramës kundërmonin në të katër anët. Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: a duhej thirrur Edi Rama për 50 dosje të krimit elektoral? Duhej thirrur Edi Rama për 400 milionë euro të zhdukura për inceneratorët? Asnjë nga djegësat nuk punojnë dhe Edi Rama vazhdon të vjedhë shqiptarët”, tha Berisha, shkruan A2.
“A duhej thirrur Edi Rama në këtë seksion të PS për portet e Shqipërisë, portet e Durrësit dhe portet e tjera që janë afera më e madhe në Europë që shkojnë të paktën 4 miliardë euro dhe shkojnë miliarda euro gjoba për shqiptarët”, shtoi kreu demokrat.
(A2 Televizion)