Lulzim Basha reagoi në Facebook pasi Kodin Zgjedhor u miratua me 106 vota pro, ndërsa amendamenti i tij mori vetëm 1 votë pro.
“Delet votuan mbylljen e listave në pazarin e kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Është një pazar kundër SPAK, një pazar kundër Shqipërisë. Ata janë bashkë, sepse pa njëri-tjetrin nuk qëndrojnë dot në këmbë. Tani që perdja e revolucionit ra dhe pazari doli në shesh, radhën e kanë qytetarët. T’i ndëshkojmë me votë, t’i japim vendit ndryshimin që meriton”, shkruan Basha në rrjetin social.
(A2 Televizion)