“Amnistia” mes PS e PD, opozita jep shenja për rikthimin e normalitetit në Kuvend

Nga Ervin Koçi
23 Janar 2024, 16:19 | Politikë

Shqyrtimin e projektligjit për amnistinë penale socialistët dhe demokratët duket se e nisën duke toleruar njëri-tjetrin në Komisionin për Sigurinë Kombëtare. Drafti i cili kërkon të falë disa të dënuar për kategori të caktuara të veprave penale, bashkoi pas më shumë se katër muajsh socialistë e demokratë në një mbledhje të komisioneve parlamentare, ndonëse online. 

Ferdinand Xhaferi u bë pjesë e mbledhjes  jo vetëm me praninë e tij virtuale, por procedurialisht duke propozuar një amendament për projektligjin e Aministisë Penale. 

“Shpresoj ta merrni në konsideratë”, u shpreh Xhaferri.

Amendamenti do të merret në shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, ku edhe socialistët do të sjellin propozimet e veta, për shtrirjen e amnistisë edhe në disa parashikime të tjera të Kodit Penal.

“Keni parashikuar amnisti për ata që janë dënuar për këto vepra penale dhe jo për ata që janë në ndjekje penale”, tha Naço.

Janë 15 kundravajtje penale. Kërkesave të socialistëve, përfaqësuesit e qeverisë u shprehën pozitivisht ku në shqyrtimin nen për nen do të përcaktohen kategoritë që do të përfitojë faljen. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos