Anëtarësimi në BE, Rama ironizon opozitën: Si thanë? S’ka më hapje kapitujsh! Janë negociatat më intensive në histori

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 15:28 | Politikë

Anëtarësimi në BE, Rama ironizon opozitën: Si thanë?

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën pas njoftimit për zhvillimin e konferencës së katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku sipas tij do të hapen disa kapituj të tjerë negociatash për anëtarësim.

“Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?! Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen. Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa ne që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom???? God blles Allbenia????????????️????????God blles Jurop”, shkroi Rama në Facebook.

Konferenca e katërt ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Europian do të mbahet me 14 prill. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Evropian, ku mësohet se në këtë konferencë do të hapen negociatat për grup kapitullin 2 që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm.

Deri më tani vendi ynë ka hapur negociatat dhe ka nisur punën për Grup-kapitullin 1 që ka të bëjë me shtetin e të drejtës dhe Grup-kapitullin 6 për marrëdhëniet me jashtë.

Gjatë vizitës së fundit në vendin tonë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme Kaja Kallas tha se është plotësisht e mundshme që Shqipëria të jetë vend i BE-së në vitin 2030. Ajo vlerësoi reformat, por tha se zbatimi i tyre dhe veçanërisht sundimi i ligjit janë kyçe për integrimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos