Arben Pëllumbi: PS synon 77 deputetë në të gjithë vendin, 20 në Tiranë

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 22:47 | Politikë

77 mandate në rang vendi dhe 20 deputetë në qarkun e Tiranës. Këto janë objektivat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit, të cilat deputeti i mazhorancës, Arben Pëllumbi i shpaloi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

“Ne sot jemi 18 mandate në Tiranë, kur Tirana kishte 36 mandate. Tani Tirana ka shkuar në 37 mandate, dhe ne pretendojmë që mandati shtesë i Tiranës duhet të fitohet nga ne. Ky është objektivi minimal i yni që të shkojmë në 19 mandate. Ai optimisti i joni është që të shkojmë në 20 mandate. Unë do të mbështetësja atë që tha kryeministri që ne synojmë 77 mandate në rang vendi, që më duket objektivi më realist. Sigurisht mund të shkojmë edhe përtej kësaj, por le të qëndrojmë te ky objektivi këtu”, tha Pëllumbi.

Më tej ai nënvizoi se PS nuk e diskuton fitoren e zgjedhjeve, por kërkon një votë masive nga shqiptarët, në shenjë mbështetjeje për rrugën e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Unë besoj që përballja me qytetarin, takimi me at është ajo që ty të bën të kuptosh peshën, e asaj që të është caktuar. Ne nuk besojmë që do të humbim. Ne kur flasim themi që ti japim një mesazh të fortë Europës. Pra populli shqiptar ti japë një mbështetje qeverisë së vetë, në rrugën europiane, Nuk bëhet fjalë për të fituare, kjo nuk diskutohet., Jo vetëm sondazhet por ne jemi përditë në kontakt me njerëzit”, deklaroi Arben Pëllumbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos