Premtimet për sportin, Rama: Rrisim buxhetin për komitetin olimpik, është i pamjaftueshëm

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 20:54 | Politikë

Premtimet për sportin, Rama: Rrisim buxhetin për komitetin olimpik,

Kryeministri Edi Rama pranoi se buxheti për sportin nuk ka qenë i mjaftueshëm por premtoi se vitin e ardhshëm do të ketë rritje. Po ashtu Rama u zotua edhe për përmirësim të infrastrukturës duke përmendur ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

“Jam shumë i lehtësuar që ne e kemi zgjidhur problemin e kampionëve, ku nuk kemi më kampion që enden rrugëve. Kemi ndërtuar sistemin e gradave, në Forcat tona të Armatosura që i vlerëson kampionët dhe ju jep një perspektivë jete të qartë dhe i kthen në asete që i shërbejnë sportit dhe i shërbejnë vendit, si shembuj në Forcat e Armatosura, qoftë si mentor, qoftë si këshilltarë apo si trajner. Përtej kësaj është shumë e qartë që buxheti për komitetin, që ka marrë një pozicion shumë të nderuar përtej për pritshmërive, është i pamjaftueshëm. Kështu ne vitin e ardhshëm do ta fillojmë me një rritje të buxhetit të komitetit. Edhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet që të mbyllim ligjin e sponsorizimeve”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos