Arrestimi i Veliajt, Alibeaj: SPAK nuk është më as i Ramës dhe as i Berishës

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2025, 15:53 | Politikë

Arrestimi i Veliajt, Alibeaj: SPAK nuk është më as i Ramës

Enkelejd Alibeaj nga "Djathtas 1912" ishte i ftuar në Ditarin e fundjavës nga Erion Dushi në A2 CNN, ku ndër të tjera foli edhe për arrestimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, si dhe reagimet e ashpra nga të dyja anët e politikës dhe sulmet ndaj SPAK.

Alibeaj u shpreh se tashmë SPAK-u nuk është më as i Ramës dhe as i Berishës.

“Dy palët e vjetra politike, synimin e vetëm që kanë ishte që ta targetonin SPAK-un, ta shkrijmë këtë organizatë kriminale dhe ideja më e hidhur e Ramës për të krijuar një komision për ta sjellë në binarët e kushtetutës, siç thotë ai. Tashmë kemi prova, mjafton të shohim krerët e partive si targetojnë gjyqtarët apo prokurorëve.

E gjitha kjo është provë e vrazhdë se politika e vjetër po targeton pengesën e vetme që kanë në rrugën e tyre të hajnisë që është SPAK-u. Të gjitha sqarimet që japin janë jemi të pafajshëm, s’ka prova. Pijanecët dhe të pandehurit janë dy kategoritë që nuk pranojnë.

Edhe para SPAK-ut protestat i bëjnë njësoj. Me shumë gjasa javën tjetër do të vijojnë me protesta, të hënën një palë, të martën një palë dhe të mërkurën pala tjetër.

SPAK nuk është më as i Ramës dhe as i Berishës”, u shpreh Alibeaj në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos