Programi i "Djathtas 1912", Alibeaj: Taksa e sheshtë, siguri për biznesin e paketë për shtresat në nevojë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2025, 14:12 | Politikë

Enkelejd Alibeaj ka prezantuar programin elektoral të partisë “Djathtas 1912”për zgjedhjet e 11 majit.

Nga taksa e sheshtë, siguri për biznes, mbështetje për produktet “made in Albania”, si dhe paketë në ndihmë për pensionistët dhe familjet në nevojë, shkruan A2 CNN. 

“Ne jemi të bindur tek aplikimi i taksës së sheshtë mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna. Ne jemi të qëndrimit që të ketë zero tatim për pagat deri në 60 mijë lekë. Bizneset që qarkullojnë deri në 20 milionë lekë në vit do të quhen biznese të vogla, të cilat do të kenë zero taksë. Zero taksë për profesionet e lira. TVSH-ja e produkteve të shportës do të ulet nga 20 përqind që është sot në 10 përqind. Ulja e taksës për shitjen e pronës nga 15 përqind në 5 përqind. Uljen e çmimit të karburantit, thjesht, duke hequr çdo taksë nga çmimi.

Ne jemi për anulimin e të gjitha atyre ligjeve që krijojnë premisa për abuzim. Ligji për investitorin strategjik, ne jemi të pozicionit që një rregull bazë dhe i pashmangshëm është që koncesionet dhe prokurimet do të jepen vetëm me garë reale. Paketa e solidaritetit për familjet e reja, nënat me shumë fëmijë, nënat kryefamiljare dhe kjo arrihet nëpërmjet kredive me zero interes për blerje banese, bonus për lindje fëmije”, tha ndër të tjera Alibeaj për programin e partisë “Djathtas 1912”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos