Luan Baçi ka kritikuar listën e koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet, ku në listën e Fierit është edhe emri i Sabire Hoxhajt, e cila mohon të ketë plotësuar formularin për të qenë kandidate për deputete.
Baçi, me anë të një postimi në Facebook, shprehet se duan "të përdorin emrin e një demokrateje të shkëlqyer, për të penguar PD në fitoren e sigurt të 11 Majit", shkruan A2.
“Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme! Boll abuzuat dhe luajtët me demokratët, do të mbaheni mend si njerëzit më qesharakë që kanë ekzistuar ndonjëherë”, shkruan Baçi.
Postimi i plotë:
SABIRE HOXHAJ, një zonjë fisnike, përfaqësuese e denjë e Mallakastrës, mësuese e shkëlqyer, demokrate e nderuar, drejtuese e strukturave të larta te Partia Demokratike në Mallakastër, ish-kryetare komune në Mallakastër, përfaqësuese e Partisë Demokratike, kontribuese dhe faktor i rëndësishëm në procesin e rithemelimit të Partisë Demokratike, me kryetar profesor doktor Sali Berishën! Euroatlantikët qesharakë dhe të shitur duan të përdorin emrin e saj të nderuar në listat e tyre të turpit, për të penguar demokratët dhe Partinë Demokratike në fitoren e sigurt të 11 Majit! Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme, boll abuzuat dhe luajtët me demokratët, do të mbaheni mend si njerëzit më qesharakë që kanë ekzistuar ndonjëherë!
Kjo është lista e Koalicionit Euroatlantik në Fier:
Vjola Avdulaj
Ali Bendaj
Dajela Daka
Amarildo Filaj
Burbuqe Goxhaj
Sabire Hoxhaj
Afrim Kokla
Gerard Komini
Gezim Maloku
Klejdan Mehmetaj
Burhan Misiraj
Florentina Nushi
Gjergji Peri
Elvis Pisku
Fatjon Pollozhani
Ermal Sefa. (A2 Televizion)