Balla “këshillon” opozitën me fjalën e Einstein

Nga A2 CNN
3 Tetor 2024, 10:59 | Politikë

Balla “këshillon” opozitën me fjalën e Einstein

Taulant Balla ka komentuar veprimet e opozitës jashtë Kuvendit këtë të enjte pas mbylljes së seancës. Ai ka thënë se kjo është një situatë që përsëritet prej vitesh nga opozita në vend.

Balla dha edhe disa këshilla për kolegët e tij në opozitë, shkruan A2 CNN.

“Kemi një situatë që qytetarët e kanë parë shpesh. Kush mendon se të përsërisësh të njëjtën marrëzi dhe të presësh rezultat të ndryshëm, e ka gabim, thoshte Einstein.

Në këtë këndvështrim, apeli im si koleg, është që dhuna nuk ka vend në një demokraci dhe nëse unë do të isha deputet i opozitës do ta përdorja nderin e madh që më ka bërë populli të jem përfaqësuesi i tyre në kuvend”, u shpreh Taulant Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos