Flamur Noka është një nga deputetët e opozitës më aktiv këtë të enjte për të bllokuar kolegët e tjerë të mazhorancës për të hyrë në Parlament, ku pritet të mbahet seanca.
View this post on Instagram
Në tentativë për të bllokuar deputetë dhe ministra të mazhorancës në hyrjen të Kuvendit, Noka i është drejtuar me fjalët hajdut deputetëve të mazhorancës. Ai tha se ka djegur karrigen e tij, ndërsa mazhoranca ka djegur paratë e shqiptarëve, shkruan A2.
“Ju jeni hajdutë. Keni vjedhur Shqipërinë. Unë kam djegur karrigen time. Ti ke djegur paratë e shqiptarëve. Ju i keni vjedhur të gjitha dhe qaheni për një karrige”, tha Noka. (A2 Televizion)