Simbolika me zjarr e opozitës, digjen manekinët përpara Kuvendit

Nga A2 CNN
3 Tetor 2024, 10:24 | Politikë

Simbolika me zjarr e opozitës, digjen manekinët përpara Kuvendit

Në vijim të aksionit opozitar përpara Kuvendit, deputetët e opozitës kanë djegur dhe 4 manekinë.

Katër manekinët ishin veshur me rroba burgu teksa ishin vendosur në to dhe fotot e Edi Ramës, vëllai të tij Olsi Rama, Fatmir Xhafajt dhe Geron Xhafajt.

Në këtë mënyrë, opozita ka vijuar protestën e saj me bidonë benzine, pasi edhe në seancën e kaluar dogji karriget e Kuvendit, veprim që çoi në përjashtimin e 24 deputetëve.

Më herët, deputetët demokratë të përjashtuar bllokuan hyrjet e Kuvendit dhe tentuan të pengojnë kolegët e mazhorancës që të hyjnë brenda, tentativë që dështoi kjo edhe për shkak të Gardës.

Nuk munguan përplasjet verbale me palëve dhe shtyrjet e opozitarëve me Gardën, e cila ishte me forca të shumta në numër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos