Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 14:02 | Politikë

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se qeveria vazhdon të ketë si objektiv anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Në një konferencë për mediat të martën, Balla tha se PS ka bërë një histori suksesi me reformën në drejtësi.

“Kështu që në këtë këndvështrim, mos na e qani hallin, në kuptimin e afateve. Shqipëria 2030 nuk ishte një premtim zgjedhor. Është një vizion i cili udhëhiqet nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste dhe që jam shumë i sigurt që do ta këtë mision historik do ta përmbylli Edi Rama dhe Partia Socialiste”, tha Balla, përcjell A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos