Protesta para Parlamentit, demokratë nga Vlora mbërrijnë në Tiranë

Nga Edi Ruçi
8 Tetor 2026, 09:28 | Politikë

Protesta para Parlamentit, demokratë nga Vlora mbërrijnë në

Rreth 350 demokratë nga bashkitë e rrethit të Vlorës kanë mbërritur në Tiranë në mbështetje të protestës që do të zhvillohet në orën 10:00.

Sipas informacioneve, 230 prej tyre janë regjistruar më parë në degën e Vlorës, rreth 80 janë në degën e PD Selenicë dhe 40 në degën e Himarës.

Prej burimeve të A2 nga Partia Demokratike, nuk ka organizim të veçantë me furgona apo autobusë. Personat që deshironin të merrnin pjesë në protestë janë regjistruar më parë në çdo degë. Ata janë nisur me mjete personale drejt Tiranës dhe tashmë në kryeqytet po mbërrijnë të fundit.

Degët lokale janë kujdesur për të gjithë ata simpatizantë që donin të merrnin pjesë në protestë, por nuk kishin makinë, duke bërë organizime me persona të tjerë.

Ndërkohë që krahas kësaj shifre, thuhet se janë edhe qytetarë të cilët me dëshirë janë nisur drejt Tiranës pa u regjistruar në degë, por numri i tyre nuk dihet ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos