Kur kanë kaluar më shumë se dy orë nga nisja e protestës kanë nisur tensuionet gjatë marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. A2 CNN raporton se është janë molotovë në drejtim të Ministrisë së Brendhsme dhe asaj të Infrastrukturës, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me ujë.
Rreth orës 10: 00 të mëngjesit të soëm qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe diaspora, janë bashkuar në tubimin e 28 Nëntorit, duke kërkuar largimin e qeverisë Rama. Gjatë tubimit protetsuesit kanë ndezur gjithashtu flakadanë, ndërsa në shesh janë shfaqur edhe grupe protestuesish me maska e shkopinj, mes tyre edhe të mitur situata është shoqëruar me thirrje dhe brohoritje.
Disa protestues kanë ndezur tymuese, ndërsa është shpalosur edhe një banderolë me mbishkrimin “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne. Rama në burg, Berisha në burg”. (A2 Televizion)