“Balla s’ka guxim të merret me burrat”, Bardhi: PD do të përshkallëzojë reagimin në Kuvend

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 16:31 | Politikë

“Balla s’ka guxim të merret me burrat”, Bardhi: PD do

Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit foli në lidhje me përplasjet gjatë seancës plenare.

Bardhi u shpreh se kreu i grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, provokoi me thirrjen e tij për të mbajtur një minutë heshtje në nderim të 4 dëshmorëve të rënë më 2 Prill 1991 në Shkodër, në masakrën e fundit të komunizmit.

Në një prononcim për gazetarët, Bardhi theksoi se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk i dha fjalën për të kërkuar që një kërkesë e tillë të bëhej kur të ishin prezent të gjithë deputetët, dhe jo vetëm disa prej tyre.

Akt i qartë provokimi, përfaqësuesi i partisë që vrau 4 qytetarë të rinj të Shkodrës më 2 prill provokoi deputetët e opozitës dhe fyeu familjet e tyre. Sipas rregullores, kërkova fjalën për t’iu përgjigjur provokimit dhe për t’i kujtuar kryetarit të Kuvendit që heshtja solemne në nderim të 4 dëshmorëve të demokracisë të caktohej në një orar kur të gjithë 120 deputetët të ishin prezent. Në shkelje flagrante të rregullores, kryetari nuk na dha fjalën, duke provokuar një seancë që u ndërpre dhe kaloi në pushim”, tha Bardhi.

“Në shkelje flagrante të rregullores, kryetari nuk na dha fjalën duke provokuar një seancë që u ndërpre dhe në pushimin e saj deputete femra të opozitës u kërcënuan nga një njeri që ka treguar vazhdimisht se, për shkak të frikës që ka, zhvillon punimet në Kuvend me gardistë te koka. Një frikacak që nuk ka guxim të merret me burrat në Kuvend; është e disata herë që merret me gratë”, shtoi ai.

Se çfarë përfaqëson Balla e kanë të qartë të gjithë, por shqetësuese është mungesa e kurajës së kryetarit të Kuvendit për të zbatuar rregulloren dhe për ta nxjerrë përjashta. Në shkelje të Kushtetutës, duke mohuar të drejtën për të diskutuar, u miratuan projektligje pa pasur asnjë diskutim. Nuk do të jetë e largët dita kur ky Kuvend nuk do të funksionojë me palë në sallë”, përfundoi Bardhi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos