Balluku: Viti 2025 do të jetë plotë sfida

Nga A2 CNN
1 Janar 2025, 15:31 | Politikë

Balluku: Viti 2025 do të jetë plotë sfida

Plot sfida e cilësoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht dhe zv/Kryeministre, Belinda Balluku, vitin 2025.

Përmes një video-mesazhi, ajo tha se do të vijojë puna për Korridorin e Tetë, Porto Romanon dhe projektet e tjera infrastrukturore.

“Shumë punë të mira do të bëhen edhe në vitin 2025. Kemi një nga kantieret më të rëndësishme, atë të Korridorit të Tetë, aty ku punohet për të ndërtuar një ndërlidhje, e cila do të jetë ajo që do t’i japë frymëmarrje jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera të rajonit. Ky Korridor i Tetë do të jetë i lidhur me portin e ri të ndërtuar në Porto Romano, port që do t’i shërbejë edhe Kosovës e Maqedonisë së Veriut”, tha Balluku,

“Energjia ka bërë hapa të qenësishëm gjatë vitit 2024, për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur që të kenë bilance pozitive, të mirëmenaxhuara. Të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar kushte më të mira të shpërndarjes energjetike apo të transmetimit, por nga ana tjetër, ka dhe një arritje shumë të rëndësishme gjatë vitit 2024, stabilizim i financave të këtyre ekonomive, duke na dhënë mundësi që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët”, shtoi Balluku.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos