Tuneli i Murrizit, Balluku: Do të hapet në mars të vitit 2025

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2024, 16:44 | Politikë

Tuneli i Murrizit, Balluku: Do të hapet në mars të vitit 2025

Tuneli i Murrizit do të hapet përfundimisht në mars të vitit 2025. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kryer inspektimin e fundit, duke treguar fazën e punimeve që po kryhen.

Teksa shtoi kushtet kontraktuale janë plotësuar brenda afateve, ndërsa qeveria nuk ka paguar asnjë qindarkë shtesë për faturën financiare.

“Ia arritëm që në fund të vitit 2024 tuneli i Murrizit të jetë plotësisht i përfunduar. Për ata që pyesin pse nuk po hapet, ka mbaruar asfaltimi dhe pjesa elektro-mekanike, por çështja është se ky është një tunel kompleks dhe për këtë arsye do të përfundojë në të gjitha detajet e tij kur të mbarojnë punimet edhe në tunelin e emergjencës”, deklaroi Balluku.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos