Bardhi: Mazhoranca të reflektojë, ose shkojmë drejt akteve ekstreme! Opozita e bashkuar...thumbon Bashën

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 14:35 | Politikë

Bardhi: Mazhoranca të reflektojë, ose shkojmë drejt akteve

Në përfundim të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mazhorsanca do duhet të reflektojë, në të kundërtën opozitë është gati që të shkoj edhe drejt akteve ekstreme. Ai tha se opozita nuk po kërkon favor nga mazhoranca, por respektim të Kushtetutës.

“Mazhoranca të tërhiqet nga shkelja e Kushtetutës, jemi në Kuvend për të drejtat tona kushtetuese, nuk kërkojmë favor, pro respektim të Kushtetutës, po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme, sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë opozita e një vendi kandidat nxitet të shkojë drejt akteve ekstreme”, tha Bardhi.

Pas dy vitesh të ndarë, Gazment Bardhi tha se opozita është e bashkuar. Mirëpo, ai nuk ka lënë pa thumbur Lulzim Bashën dhe grupin e deputetëve që e mbështesin atë.

“Ne jemi bashkë në parlament dhe jashtë parlamentit, lajmi i mirë për çdo opozitar është që opozita e gjitha bashkë është e vendosur për të bërë betejë në parlament dhe jashtë saj, tashmë nuk ka më përçarje opozitës, secila ka gjetur vendin e tij, një pjesë ne mazhorancë dhe pjesa tjetër është e gjitha bashkë dhe funksionale”, u shpreh Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos