Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i grupit Gazment Bardhi u shpreh para mediave se është marrë vendimi që Partia Demokratike të jetë pjesë e diskutimeve në lidhje me Buxhetin.
“Deputetët e mazhorancës, siç e kanë shfaqur në 12 vite të miratimit të buxhetit, janë kartona që i shërbejnë interesave të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish pa patur në vëmendje pensionistët, fermerët, shtresat në nevojë.
Grupi i PD do të jetë përballë mazhorancës në diskutimin për Buxhetin”, tha Bardhi, shkruan A2 CNN.
Gazment Bardhi shtoi se kjo nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës në diskutimin e këtij projektbuxheti të rëndësishëm.
(A2 Televizion)