Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur me debate mes kryetares Elisa Spiropali dhe deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi mbi Komisionin Hetimor të Sterilizimit.
Bardhi iu drejtua Spiropalit duke i thënë se “nuk morët asnjë masë për hajdutin Beqaj që u fut në kryesi”. Madje, Bardhi akuzoi se Beqaj është lënë i lirë në ambientet e Kuvendit, ku sipas tij, ka kërcënuar deputetët e opozitës, shkruan A2.
“Kur kolegu Noka po i referohej hajdutit 2 metrosh, e kishte për Ilir Beqajn, por ju e morët për kryeministrin. Pse ju shkon mendja te kryeministri?
Meqë kujdesesh, ti zonjë duhet të jesh shumë e shqetësuar se dje lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit. Madje guxonte i pashqetësuar nga policia e burgjeve duke kërcënuar deputetët e opozitës. Ai është kapur dy herë duke vjedhur. Ju do të duhet të kishte shqetësuar”, tha Bardhi. (A2 Televizion)