Konferenca e kryetareve voton kundër kërkesës së opozitës për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Kërkesa për zgjatjen e afateve nuk u pranua nga përfaqësuesit e mazhorancës në konferencën e kryetarëve.
Në kërkesën e opozitës thuhet se nëse Komisioni nuk e zgjat veprimtarinë e tij, nuk ka asnjë afat kohor për të shkruar raportin, i cili fillon hartimin pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve që në rastin më të mirë kërkon 10-14 ditë, si dhe paraqitja e raportit për miratim në Komision.
Opozita kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, me argumentin se duhen pyetur edhe Vilma Nushi dhe Edi Rama, si edhe nuk ka as kohë për të pyetur listën e dëshmitarëve të miratuar mes dy palëve, pasi afati përfundon nesër më 14 nëntor. Kërkesa e PD për shtyrjen e afatit i kalon nesër seancës plenare për votim.
Ndërkohë prej dy ditësh pritet të japë dëshminë e tij ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. (A2 Televizion)