Basha dhe Alibeaj me parti të reja, Tabaku: Keqardhje, kush nuk bashkohet i shërben Edi Ramës

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 21:57 | Politikë

Basha dhe Alibeaj me parti të reja, Tabaku: Keqardhje, kush nuk bashkohet i

Jorida Tabaku ka komentuar në Çdo Kënd dhe vendimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për të dalë me dy parti të reja në këto zgjedhje parlamentare.

Deputetja demokrate teksa shpjegoi se kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës, shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj se opozita duhet të ketë një model të sajin dhe jo një kopje të Ramës.

“Keqardhje që dy kolegët kanë krijuar dy parti të reja. E keqja është se nuk shohin dot të ardhmen. Kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës. Kushdo që i shkon Ramës nga pas me tallavanë e tij, po tërheq vëmendjen nga korrupsioni. Ne njerëzve duhet t’u tregojmë një model tonin dhe jo një kopje të Ramës”, tha Tabaku në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos