Kryeministri Edi Rama është shprehur se vetëm Partia Socialiste mund të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me të rinj në Elbasan, ku tha se mjafton të shohësh fizikisht kryedemokratin Sali Berisha, për të kuptuar që nuk mund të pritet me krahë hapur nga BE.
Ai shtoi gjithashtu se janë 1000 djem e vajza që po punojnë në procesin e negociatave, pasi sipas kryeministrit, janë shumë ligje e rregulla të BE-së që duhen përshtatur në legjislacionin e vendit tonë.
“Por nuk ka nevojë fare të pyesësh BE-në, mjafton të dish fare pak nga historia jonë bashkëkohore. Mjafton të shofësh bufin, ta shofësh kështu fizikisht. Mund të imagjinohet që në BE të pritet me krahë hapur? Nuk bën vaki. As bufi, as gjithë lukunia e kënetës nuk kanë shans fare që të respektohen, të vlerësohen, të besohen, siç kemi arritur ne që ta ngremë nivelin e respektit dhe besimit për Shqipërinë.
Këtu ishin pa ardhur ne, që ishin edhe shumë më në formë, edhe Shqipëria ishte një qenie e përçmuar. Janë 1000 vajza e djem që anë 1000 vajza e djem që çdo ditë punojnë për negociatat. Janë çerek milionë faqe, ligje dhe rregulla që duhen marrë”, tha Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)