Basha iu lë adresën qytetarëve: Kontribuoni për programin dhe deputetët e rinj

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 18:43 | Politikë

Basha iu lë adresën qytetarëve: Kontribuoni për programin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka bërë një ftesë zyrtare të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen nismës së re për hartimin e programit të ri qeverisës dhe listët së deputetëve që do të përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet e ardhshme.

Në videomesazhin e publikuar në rrjetet socialei Basha thekson se çdo shqiptar e di që kjo qeveri është e korruptua dhe për këtë arsye presin një alternativë të re.

“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.

Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj.

Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”

Kryetari i PD ka bashkëngjitur edhe adresën e -mail: [email protected]. dhe numrin e WhatsApp. 00355 69 7039465 ku qytetarët mund të kontribuojnë me propozimet e tyre për programin dhe kandidatët”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos