“Bashkë më 11 maj për një mandat të fuqishëm”, Rama: Pasaporta e BE na bën qytetarë të dorës së parë

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 08:47 | Politikë

“Bashkë më 11 maj për një mandat të

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet e sociale në rubrikën “Sy m’sy”. Në përgjigje të pyetjes së njërit prej tyre për të përfunduar punët e nisura, para pasaportës së BE, Rama ka theksuar se pasaporta e BE-së shkon si përfitim i drejtpërdrejtë.

“Ne nuk kemi lënë dhe nuk do lëmë asnjë punë pa mbaruar. Punë pa mbaruar ne nuk lëmë. Pasaporta e BE është e rëndësishme se me hyrjen ne BE marrja e pasaportës shkon si përfitim i drejtpërdrejt për çdo qytetar. Marrja e pasaportës së BE është shumë më tepër se lëvizje e lirë. Që kur hyjmë në një kufi të BE. Pasaporta e BE na bën qytetarë të dorës së parë, sepse nuk ka më kufi për ne, nuk hyjmë më në radhë për të shkuar tek ai polici. Nuk na pyet më njeri sa do rrimë as kur futemi brenda. Mund të kërkojmë punë ku të duam dhe nëse kemi një shërbim shëndetësor mund ta marrim njëlloj si qytetarët e atij vendi ku shkojmë”, tha Rama.

Ai kërkoi që të bëhen bashkë në 11 maj për të marrë një mandat të fuqishëm për të përmbyllur negociatat në 2027-ën.

Sipas Ramës vetëm PS mund ta fusë Shqipërinë në BE, në të kundërt do të duhen edhe shumë vite të tjera. Ai përmendi edhe Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat ende vazhdojnë procesin e negociatave me BE.

“Së pari më shumë sesa një fitore për mua personalisht që në fund të ditës, fitoret e mia po qe puna për t’i provuar vetes diçka i kam bërë dhe tejkaluar më shumë sesa një fitore për PS, partinë time që kam nderin të udhëheq, kjo është një fitore për të gjithë dhe për ty personalisht, hyrja në BE. Ti më thua mua që kohë e gjatë. E di kur i ka filluar negociatat Mali i Zi, në vitin 2012. Ne i kemi filluar vjet. E di kur i ka filluar Serbia, në 2014. E di ti se ku gjendet sot Serbia dhe ku gjendemi ne në procesin e negociatave. Ne jemi përpara. E di kur është bërë Maqedonia e Veriut kandidate për BE, në 2005. E di që RMV s’i ka hapur akoma negociatat, çfarë flisni? Si e dini ju hyrjen në BE? E di se çfarë është të negociosh me BE? Të kesh institucione të besueshme, disa standarde bazë si BE dhe ne po e bëjmë këtë do apo nuk do ti. Ne po bëjmë shtet sepse pikërisht negociatat dhe hyrja në BE janë testi dhe provimi i shtetit. Ky shtet. Janë 27 shtete anëtare, ky shteti tjetër që do të bashkohet me ne i ka parametrat që të jetë pjesë e kësaj krushqie? Kur ata të fusin brenda dhe thonë je njësoj si ne, populli yt do të vijë te ne, populli ynë do të vijë te ty dhe të gjithë duhet të ndihen të mbrojtur, si thua ti? Janë lojëra këto. Çfarë janë këto muhabete? Jo që nuk jemi të paaftë, po përkundrazi o e fus unë dhe BE Shqipërinë në BE ose kjo punë mund të mos bëhet kushedi sa vjet të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk na hidhte njeri sytë".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos