Rama synon 10 kandidatë në Fier, reagon Bardhi: Objektivat e tij si premtimet kur erdhi në pushtet

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 19:05 | Politikë

Rama synon 10 kandidatë në Fier, reagon Bardhi: Objektivat e tij si

Kreu i grupit parlamentar demokrat njëkohësisht edhe drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë tha se PD dhe opozita nuk kanë asnjë shans përballë të majtës në këtë qark. Teksa prezantoi kandidatët, Rama tha se PS synon 10 kandidatë në Fier, por për Bardhin objektivat e kryesocialistit janë si premtimet e tij kur erdhi në pushtet.

“Edi Rama paska ardhur për shëtitje sot në Fier, ku paska shpallur objektivat e PS në Fier! Objektivat e Edi Ramës janë fiks si premtimet e tij kur erdhi në pushtet. Njëlloj si shëndetësia falas, njëlloj si legalizimet falas, njëlloj si subvencionet në bujqësi, njëlloj si ulja e taksave apo rritja e pensioneve”.

Bardhi theksoi se Rama përgjigjen do ta marrë më 11 Maj.

“Fieri dhe fierakët i përbuzin matrapazët, hajdutët dhe kandidatët për burg! Fieri dhe fierakët e përbuzin arrogancën!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos