Berisha ironizon hapjen e fushatës së PS, vendos socialistët e arrestuar në 12 yjet dhe Ramën si mi! Mes tyre edhe Safet Bajri

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 17:04 | Politikë

Berisha ironizon hapjen e fushatës së PS, vendos socialistët e

Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar hapjen e fushatës së Partisë Socialiste në Sheshin Skënderbej, ku ishin vendosur edhe 12 yje që simbolizonin Bashkimin Europian, që është edhe premtimi kyç i kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka montuar fotografinë e yjeve të vendosura nga PS në Sheshin Skënderbej, duke vendosur në to fotografitë e eksponentëve të lartë socialistë të arrestuar për krime dhe korrupsion, por edhe fotografi të emrave kyç të krimit të organizuar.

Në mes të 12 yjeve, Berisha ka vendosur një mi, që sipas tij simbolizon kryeministrin Edi Rama.

“Yjet ‘europiane’”, shkruan Berisha krah fotografisë së postuar në Facebook, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se ditët e fundit Rama dhe Berisha janë përfshirë në replika të ashpra në distancë, duke e cilësuar njëri-tjetrin si buf dhe mi.

Në këtë lojë ka hyrë edhe strategu amerikan i PD-së, Chriss LaCivita, i cili u shfaq ditën e djeshme në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe sulmoi kryeministrin Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos